Autoritetet filluan sot pas stuhisë (24 maj) punën për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në pjesën juglindore të vendit, që kanë marrë jetën e të paktën pesë personave dhe shkatërruan mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese dhe ambiente.
Shërbimet e emergjencës në shtetin e Uellsit të Ri Jugor thanë se po vazhdonin të vlerësonin dëmet nga përmbytjet që përfshiu rajonin ditët e fundit.
“Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë ata në një njoftim për shtyp.
Kushtet janë përmirësuar që nga e premtja në zonat e prekura të shtetit më të populluar të Australisë. Megjithatë, qindra viktima të përmbytjeve mbeten në strukturat ku kërkuan strehim, tha shefi i menaxhimit të emergjencave Mike Washing, në një konferencë për shtyp në Sydney, teksa pohoi se janë kryer edhe 52 operacione shpëtimi.