Gjithashtu Balluku zbuloi se tuneli i Llogarasë do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, u shpreh Balluku.
Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë.
Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Sipas njoftimeve të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro.