Hetimi ka nisur për L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, të dyja banuese në fshatin Shën e Premte në Divjakë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, nënë e bijë.
Të dyja banuese në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar 2 të afërm të tyre”, njofton policia.