Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Rama thekson se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë.
”820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre muajve të vitit 2025, një rritje që tregon stabilitet, tregues se Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë surpriza më emocionuese e destinacioneve europiane”,