Një lajm shumë i mirë drejt BE/ "Holanda gati propozimin, çfarë do të ndodhë në tetor...

romantico
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me homologun e tij holandez Mark Rutte. 

Rama bën me dije se Shqipëria bashkë me Holandën po përgatisin një propozim se si "duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane ideja e Macron për komunitetin e ri politik". 

"Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Hollanda po përgatit një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë", tha Rama