Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 Qershor dhe sot familja, miqtë dhe shokët e Armir Osmanit janë mbledhur për ta përcjellë atë për në banesën e fundit. Varrimi do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.
Ai është djali i biznesmenit të njohur nga Mitrovica, Ismet Osmani dhe rezulton se sisa orë para aksidentit fatal në Pavlan të Pejës, Armir Osmani është përfshirë në një aksident me të njëjtën makinë, Audi Q8, dhe në një sherr në Prishtinë.