Sulmuesi Armando Broja “alarmoi” Sylvinhon gjatë stërvitjes së parë të Kombëtares në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Broja shfaqi fillimisht një problem muskulor por rezonanca doli negative dhe për fat të mirë ishte alarm fals.
Grupi ishte i plotë me të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në vend, ndërsa Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet t’i bashkohen skuadrës në orët në vijim.
Ndeshja e parë me Serbinë luhet në Tiranë më 7 qershor dhe tanimë janë shitur të gjitha biletat, me kërkesat për këtë duel që shkuan mbi 200 mijë, ndërsa ‘Arena Kombëtare’ ka kapacitet deri në 22 mijë ulëse.