Jam shqiptar dhe për më tepër më 11 maj votova për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin tim”. Kështu u shpreh ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi teksa foli për përballjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.
De Biasi jo vetëm që ka shprehur përkrahje të plotë për kuqezinjtë, por ka dhënë edhe një mesazh të qartë: “Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli! Do jem në Arenën Kombëtare, tifozët ta çojnë skuadrën drejt fitores”
De Biasi tha se do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi dhe u bëri thirrje tifozëve që të jenë në krah të skuadrës, pa u përfshirë në tensione të kota: “Të marrim 3 pikët dhe të harrojmë pjesën tjetër, që nuk vlen për asgjë.”