Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” (Emrat)LEXO LAJMIN NË KOMENT ⬇️

Shqierietnike
“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media.

Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi.


Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.